Kreu i PD Sali berisha në një dalje për mediat ka thënë se nuk tërhiqen nga protesta që kanë paralajmëruar ditën e nesërme, ku do të mbahet për herë të parë samiti BE-BP.
Në një dalje për mediat, ai ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës, për të mbrojtur vendin e tyre dhe shtoi se Rama do të ulet nesër në samit si “hajduti i parë i Shqipërisë”.
Berisha: Eshtë një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë se është kjo parti që firmosi marrëveshjen e stabilizim asocimit, liberalizoi me sukses vizat, mori rekomandimin e statusit kandidat.
Samiti përben mbeshtetjen me të madhe për aspirata, idealet demokratike të saj por nesër ne populli opozitar do të mbush rruget dhe sheshet e Tiranë në një shenje protestë, të fuqishme. Pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane, tmerresisht të rrezikuara dhe kercenuara nga Rama dhe regjimi i tij, Cdo shqiptar që e do këtë vend, që do lirinë , dinjitetin njerëzor, të ardhmen e tij dhe fëmijëve të tij dhe beson që kushti i të gjithë kushteve është vota e lire të bashkohet me ne ne shesh ti tregojmë lidershipit europian se ne jemi ne nje beteje me armikun e eger te votesse shqiptareve. Per ti deshmuar se njeriu qe perfaqson Shqiperine e ka karrigen dhe pushtetinte ngritur mbi drogen, trafiqet, narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri, mbi vjedhjet e mëdha të paimagjinueshme për një vend europian.
Hajduti i pari i Shqipërise do të jetë Edi Rama në samit. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit i dilni zot këtij vendi .
Me nje person si ky kryeminister te pakten tia përcjellim këtë shqetësim mbarë opinionit publik europian dhe boterore.
Discussion about this post