Bimet Aromatike Mjekësore po brandojnë Shqiperinë në Europë e kudo. Mirëpo pavarësisht përpjekjeve, kjo nismë nuk është e mbështetur me bazën ligjore. Apeli i kësaj industrie këtë herë shkon jo vetëm ndaj Ministrisë së Mjedisit për lejet e shfrytëzimit të pyjeve, por edhe ndaj Ministrisë se Bujqësisë për futjen e zërit të parë të eksporteve në programin IPARD në masën 3. I ftuar në Fax Neës këto shqetësime i ka ngritur Ariel Daci, përfaqësues i shoqatës së kultivuesve, grumbulluesve dhe eksportuesve të bimëve medicinale dhe esencave vajore, EPCA.
Daci shprehet se nuk ekziston një plan konkret pune nga ana e eksportuesve mirëpo gjëja parësore për EPKA-në është vëmendja e qeverisë dhe një ndërlidhje ujrash kominikimi me qëllim shpalosjen e problemeve dhe krijimin e një strategjie konkrete. Sipas tij problem kryesor i ligjeve është se adaptohen kopje nga të huajët dhe është problem vënia në zbatim.
Në lidhje me produktet për të cilat Shqipëria krenohet së tepërmi në treg, si matsin më të rëndësishmm, Daci shprehet se ajo bimë është sherebela e cila është një produk kryesor si për tregun evropian edhe atë amerikan, kjo edhe për shkak të mungesave që ka tregu. Ndër të tjera ai shton se : “ Duke qenë se ka mungesa në treg përsa i përket lëndës së parë, Shqipëria ka tërheq vëmendjen e kompanive kryesore Evropiane dhe amerikane. Sherebela është një produkt që nuk e ka historinë sot në lidhje me tregun amerikan ose jo amerikan, por që është eksportuar edhe më herët që para 1991, dhe sasia ka qenë konsideruar shumë e lartë, ndërsa normalisht tani është përqëndruar në zonën e Koplikut, ndërsa dikur ka pas një brend më vete i cili quhej “Salvja Dalmati”, për shkak se ishte bimë e Dalmacisë.”
Mirëpo, “përveç sherebelës një traditë shumë të madhe në Shqipëri ka edhe vjelja spontane, për të cilën zonat janë të njohura për traditën shumë të mirë të vjeljes për shkak sepse njohin bimën dhe dinë si ta trajtojnë, gjëra këto të cilat vijnë nga një kulturë një traditë dhe për të cilat nuk ka trajnim. Kjo për faktin se shumë nga këto produkte janë të egra, të pakultivueshme.”-thotë Daci.
I pyetur për faktin se çfarë është duke ndodhur në këtë sektor për krahun e punës pas largimit të qytetarëve, ku statistikat tregojnë se 3 deri në 4 fshatra në ditë mund të mbyllen, Daci shprehet:
“ Në këtë sektor këdo që të takosh do të shprehet i shqetësuar se kanë ikur njerëzit, mirëpo unë preferoj një këndvështrim ndryshe.
Unë mendoj se nuk është aq shumë problem i njerëzve sesa është problemi i krijimit të urave lidhëse dhe që njerëzit ta shohin grumbullimin e bimëve medicinale më efiçent si sektor, dhe ta shohin këtë si një burim të ardhurash aq të mirë saqë ta shohin Evropën në fshat jo të shkojnë në drejtim të Evropës.
Unë mendoj se në këtë mënyrë në atë indipendencën e vetë mund të krijontë ekonomi çfarëdollojë familje fshatare në fshat sepse Shqipëria është aq e pasuir me bimë saq çfardolloj zone që të zgjedhësh unë mund të të themë mbi 20-30 bimë që grumbullohen aktualisht në zonë. Problemi kryesor është menaxhimi. “
Mirëpo, pavarësisht se Shqipëria ka një sërë produktesh medicinale, të shumta në numër, Ariel Daci shprehet se një problem kryesor për këtë pjesë është cilësia sepse një kompani evropiane e merr produktin në një cilësi më të lartë nga ajo që Shqipëria mund të paraqes dhe kjo sipas tij ka të bëjë me menaxhimin.
Në lidhje me deklaratën e bërë se ky sector nuk kërkon nga lekë nga qeveria, por një bazë ligjore më të mirë, pasi që vjelja ka të bëjë me përdorimin e pyjeve element ky i cili mund të pengojëe vjeljen në kohë, Daci thotë se: “Kjo është e vërtet, shpeshherë kompanitë eksportuese hasin probleme shumë esenciale, për një çertifikim organik, për një dokument që një kompani e kërkonë për tua paraqitur autoriteteve lokale dhe në të njëjtin shtet në vende të ndryshme kanë rregullore të ndryshme… Ne në këto dokumenta kemi hasur vështirësi, aq sa ne iu jemi imponuar autoriteteve”
Discussion about this post