08:09 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Sekuestrohen 450 kg drogë në portin e Durrësit, ishte fshehur në këmbët e arkave bosh (VIDEO)

07:43 | 31/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrohen 450 kg drogë në portin e Durrësit, ishte fshehur në këmbët e arkave bosh (VIDEO)

Një sasi prej 450 kilogramë lëndë narkotike e llojit “Cannabis sativa” është sekustruar gjatë mbrëmjes së djeshme në portin e Durrësit.

Mësohet se lënda narkotike e konsiderueshme ishte fshehur në këmbët e arkave bosh që ishin ngarkuar në kamionin me targë përpara AA 822 OS dhe targë mbrapa ADT 801.

Policia nisi procedimin penal ndaj shtetasit Sh. J. 61 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi I mjetit, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy persona.

Detaje të Policisë së Durrësit:

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombetar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.

Policia Kufitare ne bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë.

Sekuestrohen 450 kg Cannabis Sattiva.

Fillon proçedimi penal për një shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.

Filloi proçedimi penal më gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasit:

  • Sh. J. 61 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi I mjetit.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

  • A.R. 24 vjeç, banues në Tiranë;
  • E.S. 28 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 29.01.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin tip Scania me targë përpara AA 822 OS dhe targë mbrapa ADT 801, me drejtues shtetasin Sh.J. , pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner.

Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Kamioni ishte I ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave, ku pas peshimit rezultoi në total një sasi rreth 450 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi I lëndëve narkotike” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: drogedurreskerkimsekuestrim
Pas

SHTYPI I DITËS. 31/01/2017

Para

Kompesimi i pronarëve, si do të ndahet fondi prej 3.3 miliardë lekësh

Para
Ligji për pronat, formula e re për kompensimin

Kompesimi i pronarëve, si do të ndahet fondi prej 3.3 miliardë lekësh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.