3 shqiptarë me 50 kg marijuanë janë kapur në Selanik. Ata u kapën teksa ngarkonin automjetin e tyre me 42 pako që përmbanin 43 kg 535 gram marijuanë.
Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan edhe 6 kg 631 gram marijuanë si dhe 49.7 gram kokainë.
U sekuestruan gjithashtu edhe 5 celulare e 960 euro. Tre shqiptarët e arrestuar të moshës 33, 45 dhe 52-vjeç. 33-vjeçari rezulton i kërkuar në Follorinë për trafik droge.
(M.Q/Faxweb)