Shfaqja e filmit dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, që sipas regjisorit serb, paraqet mënyra aktuale me të cilat mund të rebelohemi kundër padrejtësive të sistemit në të cilin jetojmë”, nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm pra kinemas SVA, në qendër të Nju Jorkut.
Dokumentari në fjalë zgjatë 54 minuta dhe është realizuar në shtator të vitit të kaluar. Për filmin dokumentar patën reaguar edhe autoritet e Kosoves– që e dënuan një dokumentar të tillë ku Kosova, paraqitet me një imazh të keq.
Ndersa, reagimi Presidentit te Serbise, Aleksander Vuçiç, shefit te dilomacise Ivica Daçiç, dhe reagimi i Marko Gjuriq – Drejtorit të Zyres për Kosovën – per kete film dokumentar eshte ai që ata e mbështetin filmin dhe realizimin e tij, deri edhe financiarisht, pra me para per propagande serbe.
Kurse, sot ne mbremje, dhjetra forca të policisë njujorkeze,nga NYPD, rrethuan dy anët e rrugës përball kinemas SVA- e cila ndodhet në rrugën 23-Street, në Mahattan – NYC, duke vendosur barrikada dhe bënë thirrje me megafonë për qetësi, në kohen që në Kineman SVA po shfaqej filmi “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, i regjisorit serb .
Situata ne kete proteste disa orëshe, nisi të tensionohet, kur një pjesëtar i stafit të regjisorit serb, arriti të provokojë rende shqiptaret.
Ai se bashku me dy te tjerë, i shoqëruar, nga një grup policësh, shpalosi një flamur te nacionalitetit serb – ku në qendër të flamurit, ishte vizatuar harta e Kosovës, me mbishkrimin ne gjuhen serbe, me gërma të mëdha “Nema Predalje (Kosovo)” – “Nuk e japim (Kosovën)”.
Ky ishte dhe momenti që çojë deri në atë që bëri të tensionohet situata në rrugën përball hyrjes së kinemasë .
Policia e NYPD, e cila erdhi duke u shtuar numrin me forcat e saja, ndërhyri duke thirrur në ndihmë forca të shumta të cilat dhe vendosën barrikada, për ndarjen e grupit të protestuesve shqiptar, nga ai i pjesëtarëve te komunitetit serb, për nga hyrja drejt kinemase./Bota sot
Discussion about this post