Serbia është një ndër vendet më të prekur në rajon sa i përket koronavirusit.
Mirëpo vendi tashmë është duke shkuar drejt zbutjes së masave, por duke respektuar udhëzimet nga epidemiologët. Qeveria ka aprovuar një seri masash lehtësuese, nga shkurtimi i orës policore e deri tek lejimi i punës për shumë veprimtari ekonomike.Janë shënuar edhe 312 raste, por për disa ditë rresht numri ka rënë për rreth 100 raste në ditë. Serbia aktualisht ka 6630 raste dhe 125 të vdekur përfshirë tre rastet në 24 orët e fundit.
Numri i pacientëve të liruar nga spitalet në disa vende është më i madh se sa i atyre në shërim. Por, deri në muajin Maj pritet që jeta të normalizohet edhe më shumë, por shumë masat do të ngelen për shkak se rreziku nuk ka kaluar.