00:19 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Serbia merr gati dy miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale, të blerë nga Franca

16:45 | 10/06/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Serbia merr gati dy miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale, të blerë nga Franca

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, tha se vendi i tij do të marrë hua rreth 1.9 miliard euro nga bankat e huaja, për të bërë pagesën e plotë të 12 avionëve luftarakë, Rafale, të blerë nga Franca.

Duke folur në një seancë të Kuvendit të Serbisë, agjenda e së cilës përfshinte konfirmimin e marrëveshjes së kredisë, Malli tha se dy paradhëniet e para për prokurimin, tashmë i janë paguar palës franceze.

Ai tha se Serbia do të marrë avionin e parë Rafale në fillim të vitit 2028 dhe, më pas, çdo muaj nga një, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Me 12 avionë luftarakë shumëfunksionalë, ne do të përmirësojmë aviacionin dhe ushtrinë”, tha Malli.

 

Qeveria e Serbisë, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, arriti marrëveshje për blerjen e këtyre avionëve me kompaninë franceze, Dassault Aviation, në gusht të vitit 2024.

 

Blerja e 12 avionëve francezë dhe mjeteve të tjera shoqëruese i kushtoi 2.7 miliardë euro. Prej kësaj shume, 823.5 milionë euro ose e gjithë paradhënia është paguar.

Për borxhin e ri, huadhënëse fillestare do të jenë disa banka dhe institucione kreditore franceze.  Blerja e këtyre avionëve u dakordua gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në Serbi, në gusht të vitit 2024.

Me këtë blerje, Serbia, për herë të parë, futi avionë perëndimorë në aviacionin e saj ushtarak.  Serbia bashkëpunon me anëtarët e NATO-s përmes Programit të Partneritetit për Paqe që nga viti 2006, por zyrtarët në Beograd këmbëngulin se vendi i tyre është ushtarakisht neutral.

Në prill të vitit 2024, kur po zhvilloheshin negociatat me Francën për blerjen e avionëve Rafale, Ministria serbe e Mbrojtjes tha se kjo nuk nënkupton ndonjë ndryshim në orientimin ushtarak të vendit.

Pas

Detaje të reja nga masakra me 10 të vdekur në Austri, agresori vrau 7 nxënës shkolle. 6 nga viktimat janë femra

Para

Masat në Letoni për ndeshjen me Shqipërinë, bllokohet pjesërisht Sheshi i Lirisë

Para
Masat në Letoni për ndeshjen me Shqipërinë, bllokohet pjesërisht Sheshi i Lirisë

Masat në Letoni për ndeshjen me Shqipërinë, bllokohet pjesërisht Sheshi i Lirisë

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.