09:22 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Serialet turke “mbërthejnë” edhe Europën, të ardhurat për vitin 2017

17:36 | 02/03/2017
në Bota, Kulturë
0
Serialet  turke “mbërthejnë” edhe Europën, të ardhurat  për vitin 2017

Shqipëria prej vitesh po tërhiqet nga industria e filmit turk, ndërsa Italia duket se po e zbulon tani. Është filmi “Rosso Istanbul’ që do të shfaqet më 2 mars të vitit të ardhshëm paralelisht në Itali dhe Turqi. Ai është frymëzuar nga romani i regjisorit turk Ferzan Ozpetek. Për italianët, cast-i i filmit nuk është i njohur, por për shqiptarët po, të tillë si Halit Ergenc (Sulejmani i Madhërishëm), Neval è Tuba Buyukustun (Dashuri dhe Diamante) etj.

Kjo po tregon se televizioni turk po ‘pushton’ botën përmes investimeve të mëdha, shkruan Monitor.

“Daily Sabah” shkruan se dhjetë vjet më parë eksporti televiziv turk llogariti të ardhura në rreth 1 milion dollarë, ndërsa sot kjo shifër është në rreth 350 milionë dollarë. Serialet turke transmetohen sot në më shumë se 100 vende, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Këto shifra e rendisin Turqinë në prodhuesin dhe shpërndarësin e dytë në botë të serialeve televizive, pas SHBA-së.

Për vitin 2017, parashikohet që të ardhurat të arrijnë 1 miliard dollarë.

Ballkani është tashmë një territor i “pushtuar”, shkruan “Daily Sabah”.  Dhjetëra telenovela shfaqen nga Shqipëria deri në Detin e Zi. Këto telenovela tashmë kanë zënë vendin që dikur, një dekadë më parë zinin telenovelat latine. Edhe vende të tjera të tilla si Bosnja, Maqedonia, Kosova dhe Serbia janë tërhequr nga këto transmetime.

Në Lindjen e Mesme këto telenovela kanë krijuar fenomene të çuditshme. Kështu burrat e këtij rajoni udhëtojnë drejt Turqisë duke paguar 5,000 dollarë për të bërë impiant të mustaqeve sipas stilit të personazheve turke. Në Amerikën Latine, versioni spanjoll i “1001 net” është aq shumë popullor sa fëmijëve iu kanë vënë emra personazhesh, si Onur  dhe Shehrezade. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: telenovelaturqi
Pas

Sonila Meço e ka me ndërkombëtarët: Nuk shohin pyllin pas pemëve!

Para

Rama takon kryeministrin e landit gjerman: Vettingu çel një kapitull të ri edhe për investimet e huaja

Para
Rama takon kryeministrin e landit gjerman: Vettingu çel një kapitull të ri edhe për investimet e huaja

Rama takon kryeministrin e landit gjerman: Vettingu çel një kapitull të ri edhe për investimet e huaja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.