Për ndeshjen kundër Letonisë trajneri Sylvinho nuk do ketë të gatshëm dy qendërmbrojtësit, Berat Gjimshiti për shkak të pezullimit për kartona dhe Arlind Ajetit për shkak të një lëndimi muskulor në kofshën e majtë.
Të dy ishin titullarë kundër Serbisë. Veç tyre, trajneri ka lënë në tribunë sërish portierin Mario Dajsinani dhe mesfushorin Adrion Pajaziti. Ndërkohë me grupin janë bashkuar Adrian Bajrami dhe Medon Berisha.