Sulmuesi nga Kosova i përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk ka arritur ende ta gjejë veten tek skuadra e tij e re Liverpool, këtë gjë në mënyrë indirekte e ka pranuar edhe trajneri Jurgen Klopp.
Në një intervistë për mediet, Klopp ka vlerësuar pozitivisht Shaqirin i cili ka luajtur vetëm 32 minuta, për të cilin thotë se është i sigurtë që koha do t’i vijë edhe atij.
“Eshtë shumë i gjallë, shumë pozitiv, jo vetëm në punën stërvitore, por edhe si djalë në dhomën e zhveshjes. Gjithkush e do Shaqirin kështu si është, edhe pse nuk ka luajtur shumë minuta. Ai ka bërë gjithçka për të luajtur, për të qenë i sinqertë. Kam marrë vendime të ndryshme, por koha e tij do të vijë, kjo është e sigurt”, – është shprehur Klopp.
Teksa komentoi lënien e Firminos në stop ndaj PSG-së, Klopp u shpreh: “Ne do të duhet të përdorim ata që janë në gjendje të mirë. E keni parë Daniel Sturridge, se çfarë paraqitje bëri ndaj PSG-së? Danieli nuk është i vetmi që merr shansin dhe tregon veten. Të gjithë duan të luajnë dhe do të kenë shansin e tyre. Ne duhet të krijojmë diçka, ku djemtë jo vetëm të shtyjnë nga stoli, por edhe të bëjnë punën e tyre në fushë. Do t’ua jap mundësinë, por vetëm nëse janë në gjendje të mirë”.