Tensionet mes SHBA-së dhe Koresë Veriore sa vijnë e rriten. Trump e paralajmëroi Korenë Veriore pasi kjo e fundt tesëtoi një raketë balistike e cila fluturoi bi territorin japonez para se të përplasej në det, një veprim i rrezikshëm që shkaktoi një reagim të fortë nga ana e Japonisë dhe SHBA-së, Trump u shpreh se tashmë të gjitha opsionet janë në tavolinë.
Por SHBA mesa duke ka vendosur t’i tregojë forcën Koresë së Veriut si kundërpërgjigje për veprimet e saj. SHBA ka testuar Bombën bërthamore B61-12 e përshkruar si më e rrezikshmja në arsenalin amerikan
Aeroplanët luftarak F-15E kanë hedhur bombat në bazën ajrore Nellis për të testuar fuqinë e tyre “shpërthyese”, kanë bërë të ditur në Administratën Nacionale të Sigurisë Bërthamore të SHBA-ve (NNSA)
B61, e cila hyri në shërbim në vitin 1968, është aktualisht pjesë e projektit të vazhdueshëm prej 30 miliardë dollarësh të qeverisë amerikane për modernizimin e rezervave të saj atomike.
Phil Calbos, zëvendës-administrator i NNSA për programet e mbrojtjes, tha: “Programi i zgjerimit të jetës B61-12 po përparon me orar për të përmbushur kërkesat e sigurisë kombëtare.
(B.H/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=snVoNnqxz34
https://www.youtube.com/watch?v=v7rrX3iDwN8
Discussion about this post