10:00 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SHBA-të reagojnë në Facebook, dy ambasadorë mbërrijnë në zyrën e Lulzim Bashës

09:53 | 20/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Edi Rama nuk është më kryeministër”, Basha pas takimit me aleatët: Mbajeni vëmendjen…

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schutz ka mbërritur para pak minuta në selinë blu, ku do të zhvillojë një takim me kreun e demokratëve Lulzim Basha. Pas saj po në zyrën e Bashës ka mbërritur dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Lëvizjet e ditëve të fundit, ku opozita ka kërcënuar dhe ka vendosur djegien e mandateve duket se kanë vënë në lëvizje dhe ndërkombëtarët që janë në vendin tonë.

Po në ndryshim nga qendrimi në Facebook i Ambasadës Amerikane, që iu kërkonte deputetëve të hiqnin dorë nga djegia e mandateve, gjermanët janë treguar më të rezervuar për të shprehur qëndrimin e tyre publikisht.

‘’Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme.

Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni”, deklaronte dje ambasada e SHBA-ve.

Kujtojmë që opozita kërkon një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër, e cila do të përgatisë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, dhe të pandikuara nga paratë e krimit.

Gjermania është një nga shtetet më skeptike sa i takon qeverisjes së Edi Ramës, duke e konfirmuar këtë dhe me qëndrimin e saj për mosçeljen e negociatave me Shqipërinë.

Pak ditë më parë ambasadorja Schutz zhvilloi një takim dhe me ish-ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, i cili ka qenë një nga politikanët më të pëlqyer në Berlin, ç’ka u interpretua si  një injorim që u bë në drejtim të kryeministrit Rama.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: ambasadorja gjermaneBashalulzim basha
Pas

Alenca Kuqezi: Mbështesim SHBA, jemi kundër 3 bandave PS-PD-LSI (Një zbërthim i kodit)

Para

”Gruaja në shtëpi nuk di gjë fare”, si u kap në befasi Bieta Sulo (Foto e Albanit)

Para
”Gruaja në shtëpi nuk di gjë fare”, si u kap në befasi Bieta Sulo (Foto e Albanit)

''Gruaja në shtëpi nuk di gjë fare", si u kap në befasi Bieta Sulo (Foto e Albanit)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grabitja si në filma/ Morën 3 milionë euro dhe dogjën autoblindat, 11 të arrestuar në Itali

U vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës

Pesë vjet nga Brexit/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar zhvillojnë sot samitin e parë dypalësh në Londër, në fokus mbrojtja dhe ekonomia

Masa e SPAK, Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

Kryebashkiaku properëndimor i Bukureshtit fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik

Von der Leyen: Kjo javë mund të jetë kyçe për mbylljen e luftës në Ukrainë

Krimet zgjedhore! SPAK dhe BKH hetime në Elbasan për përfshirje të grupeve kriminale në proces

Afera “Partizani”: Sot GJKKO vendos për dërgimin në gjyq të Berishës dhe Malltezit

Vijon numërimi i votave të diasporës! Xhaçka kryeson lehtë ndaj Gjylametit, Jorida Tabaku merr mbi 20 mijë vota

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.