Deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni i kanë dorëzuar Kuvendit një kërkesë në kryesinë e Kuvendit për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama rreth Teatrit Kombëtar.
Letra: I nderuar Z. Kryetar,
Na lejoni që me anë të kësaj shkrese t’ju vëmë në dijeni mbi kërkesën tonë për Interpelancë mbi Cështjen Urgjente të Teatrit Kombëtar.
Bazuar në Nenin 97 të Rregullores së Kuvendit, ne deputetët, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni shprehim vullnetin tonë për të zhvilluar këtë Interpelancë në funksion të shembjes së Teatrit Kombëtar.
bashkëngjitur kësaj shkrese, ju paraqesim dhe argumentimin tonë ligjor dhe arsyet pse e kërkojmë këtë interpelancë urgjente.
Shembja e TK ka qenë ndër temat më të diskutuara të kohëve të fundit dhe opozita jashtëparlamentare ka treguar që është në krah të aktivistëve dhe artistëve që kanë firmosur së fundmi peticionin për të ngritur teatrin ashtu sic ishte.