03:19 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkarkimet e Arta Markut, Mërtiri: Kamikaze e përkoshme jokushtetuese e Ramës

11:17 | 10/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ergys Mërtiri: Ka ca njerëz që po na mbushin mendjen nëpër media se si PD, si PS janë njësoj. Kjo është shtërpësi mendore!

Ergys Mërtiri ka reaguar ndaj shkarkimeve që po bën kohët e fundit  Prokurorja e Përgjithshme e Përkoshshme Arta Marku. Sipas tij këto shkarkime janë  shfaqje të një politike të pacipë.

“Fakti që kjo ndodh kaq fëlliqshëm, dhe se Rama kërkon të shtjerë në dorë plotësisht një organ të pavarur si ai i akuzës, nëpërmjet kamikazes së vet të përkohshme dhe jokushtetuese, në kulmin e skandaleve të tmerrshme të përfshirjes së qeverisë në trafikun e drogës, tregon sesa e paftyrë është bërë kjo politikë.

Por kjo tregon gjithashtu sesa i trashë është ky popull që pranon të fyhet në këtë mënyrë nga ata që e qeverisin si dhe se në ç’batak të fëlliqur lobingjesh kanë rënë ndërkombëtarët që heshtin e s’bëzajnë përballë malit të fëlliqësisë që kanë përballë.”, shprehet Mërtiri. 

SHKRIMI:

Shkarkimet që po bën Prokurorja e Përgjithshme janë shfaqje të një politike të pacipë.

Znj. Marku u zgjodh në mënyrë antikushtetuese, pa veting dhe pa 3/5-at e votave në Parlament. Ajo u zgjodh, me të vetmin justifikim, se nuk e lemë dot vendin bosh. Pra, znj Marku është aty, si një prokurore e përkohshme, që duhet të ekzistojë sa për të mbushur vendin vakant, deri në zgjedhjen e Prokurorit të ligjshëm, me mandat të plotë.

Kjo do të thotë se ajo nuk ka sesi të ndërmarrë veprime që sjellin transformim dhe reformim të institucionit që drejton, pasi nuk ka shkuar aty për reforma por për të mbushur karriken deri në afaktin kur të kemi një prokuror të ligjshëm. Për këtë arsye, sëpata me të cilën ajo ka hyrë në këtë institucion është instrument i degjenerimit të institucioneve të vendit dhe rregullave të lojës, i vetmi garant që mban në këmbë institucionet dhe demokracinë.

E si mundet që një kryeprokurore e përkohshme, e zgjedhur në boshllëk kushtetues, të shkarkojë një prokuror të ligjshëm në mandat të plotë?

Fakti që kjo ndodh kaq fëlliqshëm, dhe se Rama kërkon të shtjerë në dorë plotësisht një organ të pavarur si ai i akuzës, nëpërmjet kamikazes së vet të përkohshme dhe jokushtetuese, në kulmin e skandaleve të tmerrshme të përfshirjes së qeverisë në trafikun e drogës, tregon sesa e paftyrë është bërë kjo politikë.

Por kjo tregon gjithashtu sesa i trashë është ky popull që pranon të fyhet në këtë mënyrë nga ata që e qeverisin si dhe se në ç’batak të fëlliqur lobingjesh kanë rënë ndërkombëtarët që heshtin e s’bëzajnë përballë malit të fëlliqësisë që kanë përballë. (J.V/Faxweb)

Etiketa: e Arta MarkutMërtiri: Kamikaze.shkarkimet
Pas

1989/ Si erdhi interneti në Tiranë dhe cili ishte portali i parë

Para

Berlusconi: Kur e shoh Milanin më përzihet, ka modul të gabuar

Para
Berlusconi: Kur e shoh Milanin më përzihet, ka modul të gabuar

Berlusconi: Kur e shoh Milanin më përzihet, ka modul të gabuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.