Në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas ditën e sotme janë riatdhesuar 36 shtetas shqiptarë me avion ‘charter’.
Ata janë sjellë nga shtete të ndryshme si Franca, Holanda dhe Belgjika.
Sipas informacioneve shtetasitë të cilët janë riatdhesuar kanë shkel kushtet e lëvizjes së lirë në zonën ‘Shengen’.
Që nga 1 janari deri sot janë riatdhesuar mbi 2800 shtetas shqiptarë nga vendet e BE-së.
Ndërkohë që Policia e Shtetit ka një apel për të gjithë shtetasit që tentojnë të shkelin kushtet e lëvizjes në zonën Shengen apo të kërkojë azil, se shanset janë zero, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.