Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të hënë në qytetin e Korçës në kuadër të fushatës elektorale, ku u takua me të rinjtë.
Teksa po fliste, kryeministrit Rama i tërhoqi vëmendjen një djalë i ri të cilit i kërkoi që të ngjitej në podium. Pas kësaj i kërkoi që të ngjitej dhe një vajzë, të cilën sipas Ramës djali ishte duke e parë gjatë gjithë kohës.
Rama: Ulu mo ulu, mos u shqetëso. Ishte në këmbë dhe nuk po më shikonte mua, por atë vajzën aty. Hajde këtu. Ja shikoje nga afër. Shikoje pak më afër. Të pëlqen?
Vajza: Jo.
Rama: Je patronazhist?
Djali: Jo.
Rama: Po ti je patronazhiste?
Vajza: Jo. Unë jam kryetare e FRESSH!
Rama: As ti. Ti qenke kryetare e FRESH-it. Paske ambicie të madhe ti, mirë që e dashke të bukur, e dashke bjonde, e dashke dhe kryetare ti. Aq shumë e kishte hapur gojën sa i ishte futur maska. Dukej sikur po hante lulen e PS.
(R.G/Faxweb.al)