Detaje te reja janë zbardhur nga aksidenti me 7 të plagosur që ka ndodhur në aksin Shkodër-Malësi e Madhe. Faxweb.al mëson se furgoni që doli nga rruga i përket kompanisë që po rikonstrukton aksin që të çon në Theth, ndërsa pasagjerët ishin punëtorët e firmës.
Gazetarja e Fax News, Emi Kalaja raporton se ata po ktheheshin nga vendi i punës dhe papritur janë përfshirë një aksident ku për pasojë u lënduan 7 persona, nga të cilët burime bëjnë me dije se 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Furgoni është rrotullisur 2 herë pasi drejtuesi i tij ka humbur kontrollin. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hedhur më tepër dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)