Një 30-vjeçar ka vrarë veten këtë të enjte në fshatin Plan i Bardhe ne Bashkinë e Klosit.
Burimet paraprake bëjnë të ditur për Faxweb se 30 vjecari Ari Hoxha, ka shkuar pranë njerëzve të bashkëshortes pas një konflikti, ndërsa me vete ka marrë dhe një armë automatike.
Në foton e mëposhtme të siguruar nga redaksia jonë, shihet Ari Hoxha i cili mban një armë të tipit pistoletë në dorë të drejtuar nga aparati me të cilën ka realizuar foton.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se është njoftuar policia dhe në momentin që ka mbërritur aty ka gjetur rreth 300 metra larg baneses trupin e pa jetë të 30-vjeçarit.
Mbeten ende mister shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa hetimet vijojnë.
(E.K/FAXWEB.AL)