Avokati Altin Goxhaj si çdo të diel ishte i ftuar në studion e Fax News.
Për gazetaren Sara Pine, avokati u ndal ndër të tjera edhe tek koalicioni pro-familjes që ai dhe aktivistë të tjerë të shoqërisë civile së bashku me komunitete fetare në vend, janë bërë bashkë në mbrojtje të familjes dhe fëmijëve prej asaj që avokati e quan “Axhenda Globaliste”.
Sipas Goxhajt, shumë shkolla po bëhen streha të këtyre axhendave, duke predikuar tek fëmijët pa dijeninë e prindit ndryshimin e gjinisë si diçka normale.
Altin Goxhaj: Ne do vazhdojmë të bëjmë presion, nuk mund të futen aktivistët lgbtq në shkolla. Pa konsensusin e prindit të mos preket asnjë lloj fëmije . Të mos lejojmë institucionet në streha globaliste. Po fusin në programe, një libër edukata qytetare që thoshte se fëmijët e vegjël mund të ndrrojnë gjini. Ne duhet të reagojmë duhet të jemi aktiv. Komuniteti i prindit duhet të marri rol. Edhe tek librat dhe programet e fëmijëve që këta i fusin fshehurazi. Ka ardhur koha që ne të kërkojmë që shkolla është vendi i edukimit patriotik. Shkollat janë kapur nga axhenda globaliste. Dhe shohim degjenerimin e identitetit tonë kombëtar. Ti sheh në orën të 12 të drekës një film homoseksual me të gjitha perversitetet. Jo vetëm që nuk ka një shenjë se kush duhet ta shohi dhe e jep një televizion si televizioni shqiptar. Duhet të ketë ca shenja, ora e transmetimit.
Discussion about this post