20:49 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shkon në 840 numri i të plagosurve në Katalonjë, policia i goditi me shkopinj dhe plumba gome

22:52 | 01/10/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkon në 840 numri i të plagosurve në Katalonjë, policia i goditi me shkopinj dhe plumba gome

Ka shkuar në i personave të plagosur në Katalonjë, ku një përleshje e madhe ka nisur mes policisë dhe qytetarëve për shkak të referendumit për t’u larguar nga Spanja. Nga 761 numri i të plagosurve në 840.

Më herët një zëdhënëse theksoi se shërbimet e shëndetësisë kanë pritur 337 persona në spitale dhe qendrat shëndetësore. Më vonë u njoftua se numri i të plagosurve kishte shkuar në 761 ndërkohë që tanimë është rritur akoma edhe më shumë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se policia ka bllokuar kutitë e votimit, ndërsa kryeministri spanjoll e quajti të paligjshëm referendumin e mbajtur sot.

Sot në Katalonjë po zhvillohet një referendum përmes të cilit qytetarët do vendosin nëse do ndahen apo jo nga Spanja. Mirëpo gjatë referendumit, në Katalonjë janë shënuar qindra incidente dhe përleshje midis policisë dhe qytetarëve.

I pari që foli ishte kryebashkiaku i Barcelonës, i cili tha se të paktën 460 persona janë plagosur pasi policia ka përdorur forcën për të parandaluar votimin në referendumin e pavarësisë së Katalonjës. Mirëpo numri i tyre u rrit në 761.

Qeveria spanjolle ka premtuar të ndalë një sondazh që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.

Oficerët e policisë po i pengojnë njerëzit të votojnë dhe të marrin fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit. Mirëpo po ndeshen me rezistencën e qytetarëve të cilët kërkojnë ta ojnë referendumin deri në fund.

Në kryeqytetin e Barcelonës, policia ka përdorur shkopinj dhe plumba të gomës gjatë protestave pro-referendum. 

Ministri i Jashtëm i Spanjës i ka quajtur të drejta veprimet e policisë. “Referendumi në Katalonja, ilegal” tha ai.

Policia qëlloi me plumba gome qytetarët që shkonin të votonin, teksa kur foli per here te pare, kryeministri spanjoll tha: S’ka referendum pavarësie në Katalonja.

Mariano Rajoy tha se nuk e njohu votimin, duke shtuar se katalanasit u mashtruan për të marrë pjesë në një votim të paligjshëm.

Ndërkohë, ministria e brendshme e Spanjës tha se 12 policë u plagosën dhe tre persona u arrestuan. Ndërsa shton se 92 vendvotime ishin mbyllur.

Po ashtu, BBC shkruan se Policia kombëtare dhe Garda Civile e Spanjës – një forcë paraushtarake e ngarkuar me detyrat e policisë , u dërguan në Katalunjë në numër të madh për të parandaluar votimin.

Kreu katalanas Carles Puigdemont tha para mediave: “Përdorimi i pajustifikuar i dhunës nga shteti spanjoll nuk do të ndalojë vullnetin e popullit katalanas”. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Katalonjepolicereferendumspanje
Pas

Zbulohet çfarë ndodhi në takimin e parë mes drejtorit të Postës dhe të dashurës online: Vetë m’i dhe dhuratat, pse e bëre kaq të madhe?

Para

Pavarësisht burimeve natyrore, Shqipëria renditet e dyta në rajon për shërbimin më të keq të energjisë elektrike

Para
Pavarësisht burimeve natyrore, Shqipëria renditet e dyta në rajon për shërbimin më të keq të energjisë elektrike

Pavarësisht burimeve natyrore, Shqipëria renditet e dyta në rajon për shërbimin më të keq të energjisë elektrike

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.