03:27 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shmangni pubet dhe klabet e natës”, Rama këshilla të rinjve: Të ruajmë të moshuarit

10:17 | 09/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shmangni pubet dhe klabet e natës”, Rama këshilla të rinjve: Të ruajmë të moshuarit

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Rama shpalli masat e ndërmarra pas zbulimit të dy rasteve me të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Në masat e para që u ndërmorrën janë ato për mbylljen e shkollave për dy javë, ndërprerjen e aktiviteteve masive publike, anulimi i fluturimeve jashtë vendit, në zonat e rriskut të lartë, si dhe ndërprerja e vizitave të familjarëve për personat e shtruar në QSUT.

Ndërkohë që Rama bëri apel për të rinjtë që të shmangin klabet e natës, duke thënë se aty është kontakti shumë më i afërt mes njerëzve.

“Të shmangin pubet e klubet e natës ku kërcehet e këndohet se kontakti i atyshëm është shumë i afërt dhe nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë por bartja tek më të moshuarit në shtëpia. Të ruajmë ata që janë më të moshuar.

S’ka nevojë të shkojnë në spitale për të verifikuar janë apo s’janë të prekur”, tha Rama.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë Edi Rama tha se të gjithë qytetarët duhet të shmangin panikun në këtë rast dhe të ndjekin vetëm burimet zyrtare të informimit, në mënyrë që të shmangin çdo lajm të rremë dhe përhapje të mëtejshme të panikut.

“Këshilla themelore e OBSH-së dhe baza e të gjitha praktikave të ndjekura nga shtetet e tjera është: ruajtja e qetësisë, marrja e masave hap pas hapi dhe referimi sa më strikt në protokollin zyrtar të organizatës botërore të shëndetësisë, si edhe në burimet zyrtare të informimit shëndetësor

Sistemi ynë shëndetësor dhe të gjitha strukturat e përfshiira në planin e masave janë në gatishmëri për të përballur situatën hap pas hapi”, u shpreh Rama, ndërkohë që dha detaje dhe lidhur me dy rastet me koronavirus.

Sipas kreut të qeverisë ka qenë djali që kishte mbërritur nga Firence ai që kishte infektuar të atin e tij në Shqipëri.

“Receta më e gabuar që mund të merret në këtë rast, është ajo e të vepruarit në panik. Në të gjitha ato vende që ka prevaluar qetësia dhe vetëpërmbajtja ka pasur një menaxhim më të mirë të situatës. OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve, e them këtë se kjo është një nga akuzat e burimeve jo kompetente, që duheshin mbyllur kufijtë.

Mbyllja e kufijve është një masë shumë drastike e përdorur pothuajse fare, dhe lidhet me raste shumë specifike, që Shqipëria sot nuk e ka. Sot me konfirmimin e rastit të parë, futemi në një skenar të ri, plani i masave kalon në tre drejtimi, së pari është kufizimi, shtyrja në kohë e përhapjes së virusit, dhe vlerësimi i pasojave që sjell infektimi me COVID-19.

Për të gjitha masat e marra jemi në konsultim me OBSH-në, dhe si në çdo situatë ku shteti përballet me një gjendje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja”, u shpreh Rama.

Rama tha se janë marrë dhe masat financiare për të mbështetur ekipin mjekësor në këtë fazë të re të përballjes me koronavirusin.

“Ne kemi vendosur një fond financiar për këtë situatë, për plotësimin e disa nevojave të kësaj faze për mbështetjen e sistemit tonë shëndetësor. Kemi gjetur edhe mirëkuptimin maksimal të personelit mjekësor, dhe ajo që është vertetë për t’u nënvizuar është se e gjithë struktura e personelit shëndetësor, është e mirëorganizuar dhe mirëinformuar”, tha më tej Rama.

“Nga sot pezullohen fluturimet direkte në drejtim të Italisë deri në datën 3 Prill, mbuyllja e shkollave për një periudhë dy javore”, tha Rama.

Lidhur me ambientet e karantinimit, Rama tha se ato kanë të gjitha kapacitetet e nevojshme, për të përballuar situatën. Kreu i qeverisë shtoi një apel për familjarët e pacientëve në QSUT që të shmangin vizitat në spitale.

“Dhomat e izolimit në QSUT janë funksionale, dhe po punohet për të pasur gjithë stokun e nevojshëm të materialeve. Do ju lutesha shumë atyre që kanë të afërm në QSUT që të shmangin vizitat, dhe të lehtësojnë punën tonë të përbashkët”, tha Rama.

Rama apeloi të gjithë qytetarët që në rast se kanë pasur kontakte me zonat e prekura, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të vetëkarantinohen, si dhe të telefonojnë në numrin e urgjencës kombëtare për të kërkuar ndihmën dhe këshillat e duhura.

Kryeministri shtoi më tej se duhet një angazhim ku secili të bëjë detyrën e vetë, me qeverinë që padyshim ka peshën më kryesore të udhëheqjes së procesit.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Dogana e Hanit të Hotit nxjerr zbuluar qeverinë: 28-vjeçari i prekur nuk ka kaluar te ne, por…

Para

Zbardhen propozimet e opozitës së bashkuar për administratën zgjedhore, synohet depolitizimi i saj

Para
Pak minuta para mbylljes së votimeve, Kryemadhi mbërrin në zyrën e Bashës

Zbardhen propozimet e opozitës së bashkuar për administratën zgjedhore, synohet depolitizimi i saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.