04:28 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthen Ilda Lumani ndaj dekorimeve, shënjestëron Rozana Radin: Je vajzë shumë e mirë, por je komerciale, sot më vjen keq për ty

16:31 | 15/06/2017
në Aktualitet, Kulturë, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen Ilda Lumani ndaj dekorimeve, shënjestëron Rozana Radin: Je vajzë shumë e mirë, por je komerciale, sot më vjen keq për ty

Gazetarja Ilda Lumani është një tjetër zë kritik ndaj dhjetëra dekorimeve që Kreu i Lartë i Shtetit, Bujar Nishani, dha dy ditë më parë. Në një reagim të sajin së fundmi, ajo ndalet tek çmimet e dhëna Rozana Radit, Julian Dedës, por edhe baritonit Gëzim Myshketa apo aktores Anisa Markarjan.

Duke u ndalur kryesisht tek aktorja dhe këngëtarja Rozana Radi, gazetarja Ilda Lumani, pasi e cilëson si një vajzë shumë të mirë, shkruan se Rozana Radi është komerciale, e deri tani nuk duket se ka pretenduar ndryshe, ndaj po të ishte në vendin e saj, do ta kishte refuzuar këtë çmim.

Ajo e cilëson të turpshme këtë punën e titujve, aq sa të pandershme e të turpshme që artistëve të mëdhenj t’u jepet një titull kaq pa vlerë.

Reagimi i Ilda Lumanit:

Kushedi sa do të ofendohej Ardit Gjebrea nëse do t’i jepej titulli “Mjeshtër i Madh” pas qametit të 13 Qershorit? Apo Olta Daku? Apo Neritan Liçaj? Këta super aktorë, që i japin kuptim çdo shfaqjeje në të cilën interpretojnë. Aktorë nga më aktivët në skenën e teatrit dhe që hyjnë dhe dalin me duartokitje nga publiku “Jo bashkëkohor shqiptar” (haa). O zot nga ta nisësh e nga ta përfundosh kryengjarjen  e ditës së martë. Nga disa prej emrave që morën titull (respekt për shumicën e tyre!)? Apo nga motivacioni skandaloz përshkrimi i të cilit të fyen inteligjencën? Po citoj dy motivacionet i pari i dhënë për Rozana Radin; “Me mirënjohje dhe vlerësim të lartë për veprimtarinë e saj të spiktatur dhe kontribibutet e vyera të dhëna si aktore e talentuar dhe këngëtare mjaft origjinale në skenën bashkëkohore artistike shqiptare”. Vijojmë me Julian Deda: “Në vlerësim të interpretimeve origjinale e të spikatura, në skenat teatrore dhe ekranet televizive, duke arritur me meritë të shndërrohet në njërin prej aktorëve më të vlerësuar e të duartrokitur të publikut bashkëkohor shqiptar”.  Si gazetare do doja ta intervistoja Rozin dhe Julin pas këtij titulli dhe pyetjet rutinë do të ishin:  Cili është roli më i spiktur i juaji në Teatër? Po roli që ju dha më shumë famë? Po roli më i dobët? Po roli që jeni duartrokitur më shumë? Po ai që ju kanë fishkëllyer? Po ata rolet që t’i duartroket “publiku bashkëkohor shqiptar”… Më falni çfarë kuptoni ju me “publikun bashkëkohor shqiptar”? Po ne që nuk i kemi duartrokitur, pasi nuk i kemi parë në skenën e teatrit (sepse as ata vetë nuk e dinë kur kanë dalë!) mos jemi publik jo bashkëkohor. Çfarë kriteresh duhet të kesh që të jesh publik bashkëkohor shqiptar?! Hyra në tema të mëdha… Këto i takojnë Presidencës…!

Nuk di ç’të them më parë… Të martën morën tituj emra dhe jo emra. Mori dhe Gezim Myshketa, baritoni i mrekullueshëm, që nuk e ka prekur skenën shqiptare më shumë se gishtat e njërës dorë. Po hajde sevap gjithandje. Është hapur qesja e titujve. Mori dhe Anisa Markarjan. Ka bërë pesë role me numërim në kinemanë e viteve ’90.  Mjaftueshëm për titullin “Mjeshtër i Madh”?! Por mori dhe Redon Makashi, Eli Fara e Aurela Gaçe, që mesiguri janë turpëruar kur pas tyre e ka marrë dhe Rozana Radi. Aleksandër Gjoka e Elton Deda ju shpëtoi Zoti të mos ishit pjesë e kësaj estrade. Pale si mund të jenë bërë akorët e shkretë kur kanë parë të marrë titullin njëherësh Viktor Zhusti dhe Julian Deda. Këtu nuk po flas për xhelozi. Se ne shqiptarët përgjithësisht kemi xhelozi dhe për zogjtë që këndojnë, por po flas për merita, për vlera. Çfarë vlere kanë në kulturën shqiptare këta individë? Çfarë i kanë sjellë artit shqiptar, përveç tallavasë dhe humorit banal? Në çfarë kriteresh bazohen bordi, stafi a njerëzit e kësaj pune kur zgjedhin të shpërndajnë tituj.

Në rrjetet sociale pashë tangent që Rozana merrte titullin, dhe mendova me siguri do t’i kenë dhënë pas vdekjes titull Françesk Radit dhe po e merr Rozana. Por kur pashë, e kthjellët statuset kundër këtyre titujve dhe emrave konkretë të Rozanës e Julianit u shokova. Rozana je vajzë shumë e mirë, babaxhane, njeri që ke punuar për të arritur ku je… ke zgjedhur të bësh artin tënd, i cili fatkeqësisht është sezonal, pasi vetë ti ke zgjedhur të jesh komerçiale dhe deri më dje nuk më është dukur se ke pretenduar të dukesh ndryshe. Por sot më vjen keq për ty! Dhe më kujton atë humorin durrsak, ku i mbushën dajren me lekë (Fadil Hasës), por edhe pse nevojtar nuk dinte si t’i shpenzonte. Ndaj i ktheu pas! Rozana, të dua gjithmonë të mirën, por, po të isha në vendin tënd do t’a kisha refuzuar!

Kjo puna e titujve është bërë kaq e turpshme tani, sa të duket vetja e rëndomtë dhe kur komenton. E nisi ish Presidenti Bamir Topi dhe ka arritur pikun presidenti Bujar Nishani, që gëzoi që nga Bujar Cici e deri tek këngëtarët e lagjes, para se të kujtohej për të vlerësuar Frederik Ndocin. Kishte thënë mirë dikush në një portal “Tani nuk ka mbetur veç të dekorojë parukieren e gruas”!

Është e pandershme, e turpshme, e rëndë,  që me të njëjtin titull paradoksalisht vlerësohen në të njëjtën ditë; Albert Verria (pas vdekjes), Shehri Mita (pas vdekjes), Vasillaq Vangjeli (pas vdekjes), Kujtim Laro (pas vdekjes), të cilët do ktheheshin përmbys dhe në varr po ta dinin çfarë titulli pa vlerë u është dhënë!

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: cmimiIlda Lumanirozana radi
Pas

Flamurtari fiton garën me Vardarin dhe sjell në ekip mbrojtësin Maqedonas, Duro: Do të jetë më i miri i Superiores

Para

Ish-ministri i Jashtëm francez: Negociatat për Shqipërinë brenda vitit, zgjerimi i BE-së nuk ndalet

Para
Ish-ministri i Jashtëm francez: Negociatat për Shqipërinë brenda vitit, zgjerimi i BE-së nuk ndalet

Ish-ministri i Jashtëm francez: Negociatat për Shqipërinë brenda vitit, zgjerimi i BE-së nuk ndalet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.