Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, dhe publikimin e rezultateve në një kohë mjaft të shkurtër.
Manjani ka dhe një mesazh për politikanët në Shqipëri, teksa shprehet: Politika të mos hajë më shumë m… (ose të hanë po tu hahet), por të mësojë nga Kosova!
Postimi i plotë i Manjanit:
Çfarë zgjedhjesh!
Çfarë demokracie!
Votim, numërim dhe rezultat brenda dit-natës.
As zhurmë, as shamata.
Kosova zgjedh demokratikisht në një sistem proporcional dhe me lista të hapura.
Kosova zgjidh krizën politike me zgjedhje, si çdo komb e edukuar demokratikisht.
Kosova, shtet i ri me kufizime absurde deri tek lëvizja e lirë është shembull demokracie!
Republika e Shqipërisë është turp e faqja e zezë!
Politika të mos hajë më shumë m… (ose të hanë po tu hahet), por të mësojë nga Kosova!
(E.K/Faxweb.al)