10 persona janë vrarë dhe më shumë se 60 janë plagosur në Indinë perëndimore pas një shpërthimi dhe zjarri që shpërtheu në një fabrikë kimike. Zyrtarët thanë se shpërthimi, i cili ndodhi në bojlerin e fabrikës, i vuri flakën fabrikave dhe shtëpive të tjera aty pranë në Thane të enjten pasdite.
Gjithashtu zjarri është shuar por ekipet e shpëtimit po vazhdonin kërkimin e tyre për më shumë trupa që dyshohet se janë bllokuar në rrënojat e fabrikës. Ndërkohë autoritetet po hetojnë shkakun e shpërthimit.
“Të paktën 64 persona u plagosën, duke përfshirë shumë gra që punonin në fabrikat e prekura. Ata po trajtohen në gjashtë spitale aty pranë,” thanë autoritet.
Fabrika prodhonte ngjyrues ushqimorë me kimikate shumë reaguese, të cilat mund të shkaktojnë shpërthime, thanë zyrtarët e emergjencave.