Një punonjëse policie 22-vjeçe ka vrarë veten me armë zjarri. Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”.
22-vjeçarja me inicialet A.L., punonte si punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.