19:07 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Shpërthimi në minierë, 3 minatorët mund të kenë ndërruar jetë

21:04 | 04/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthimi në minierë, 3 minatorët mund të kenë ndërruar jetë

Një shpërthim gazi ka ndodhur paraditen e sotme në minierën e Kromit në Bulqizë, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur tre punonjës, ndërsa dyshohet se tre persona të tjerë kanë humbur jetën.

Fillimisht u raportua se tre personat kanë mbetur të bllokuar në minierë, por për shkak se orë të tëra kanë kaluar, dhe pavarësisht se kërkimet vazhdojnë dhe tre punonjësit nuk janë gjendur ende, dyshohet që ata të kenë humbur jetën. Mësohet se tre të plagosurit dhe tre të humburit, janë të gjithë punonjës kinezë.

Tre minatorët e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa për të humburit kërkimet ende vazhdojnë, por grupet e shpëtimit nuk arritën të futen në nivelin e 21-të ku ndodhi shpërthimi i gazit metan, atje ku mendohet se gjenden minatorët.
Ndërkohë, operacioni i kërkim-shpëtimit është ndërprerë gjatë natës, dhe do rinisë sërish nesër në mëngjes.  

Grupet e gatshme të avarive në ambientet e minierës kanë ndërhyrë menjëherë pas shpërthimit, ndërkohë  nga Tirana janë nisur edhe zv.ministri z. Gëzim Musabelli, grupet e Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave, drejtues të strukturave të mbikëqyrjes së minierave në Ministrinë e Energjisë dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Në vendngjarje ka shkuar edhe mbasadori kinez në vendin tone, i cili ka inspektuar situatën në minierën e Bulqizës.  (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Bulqizeminieretragjedi
Pas

Ballafaqimi Llalla –Lu, provokon fenomenin e Hidrës së Mitologjisë

Para

Vret shokun për një lojë bilardoje e fle me trupin e pajetë

Para
Arrestohet 47-vjeçari nga Durrësi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Vret shokun për një lojë bilardoje e fle me trupin e pajetë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump: Putini më telefonoi për të më ndihmuar me Iranin

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

BE: Të zbatohet armëpushimi/ Perëndimi i kërkon Izraelit dhe Iranit të vetëpërmbahen

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD/ Nuk përsëriten zgjedhjet në Shkodër

Kryeministri britanik: Koha për zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.