Ministrja libaneze e Informacionit, Manal Abdul Samad, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj. Dorëheqja e ministres vjen disa ditë pas shpèrthimit të fuqishëm në portin e mallrave që tronditit Bejrutin, ndërkohë që ditët e fundit kemi nisjen një vale protestash të dhunshme të cilat kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Protestuesit e konsiderojnë qeverinë fajtore për shpèrthimin shkatèrrimtar.
“Kërkoj falje nga libanezët që nuk i kemi përmbushur pritshmëritë e tyre. Nuk ka ndryshim në afat të shkurtër. Nuk ka mbetur më asnjë situatë për të përmbushur pritshmëritë e popullit pas katastrofës në Portin e Bejrutit, këshu që unë jap dorëheqjen nga detyra ime në qeveri”, tha Abdul Samad në një fjalim në televizionin shtetëror.
Nga shpèrthimi në Bejrut kanë ndërruar jetë 158 persona dhe janë plágosur mbi 6 mijë të tjerë.