18:57 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Shqipëria 2030, degjeneroi në Shqipëria 313”, Basha në degën 4 në Tiranë: Në 11 maj, paratë e shqiptarëve ose në ekonomi dhe mirëqenie, ose në xhepat e shokëve të Ramës tek 7×7=313

19:50 | 08/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Shqipëria 2030, degjeneroi në Shqipëria 313”, Basha në degën 4 në Tiranë: Në 11 maj, paratë e shqiptarëve ose në ekonomi dhe mirëqenie, ose në xhepat e shokëve të Ramës tek 7×7=313

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat e degës 4 në Tiranë, bashkë kandidatët për këtë zonë elektorale Orsela Aga dhe Hysen Xhura. Duke folur për korrupsionin e qeverisë, ai tha se fraza “o Rame ku i ke shokët, 7×7-313” e ka ndjekur edhe në takimet që ka zhvilluar sot në qytetin e Elbasanit, që sipas tij rrallë herë e vërteta ka arritur të perifrazohet në mënyrë kaq domethënëse.

Basha gjithashtu është shprehur se qytetarët e kanë të qartë tashmë që më 11 maj do të vendosin që lekët dhe taksat e tyre, rikthejmë tek shqiptarët përmes rritjes së pensioneve, subvencioneve për fermerin, uljes së taksave, mundësi sipërmarrjes shqiptare, për punësim, paga dinjitoze, investim tek rinia, ose do të shkojnë në xhepat e shokëve të Edi Ramës tek 7×7=313.

Ai më tej tha se për 12 vite është provuar se vizioni i ashtuquajtur Shqipëria 2030 i këtij kryeministri, degjeneroi në Shqipëria 313.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Sot kam qenë dhe në Elbasan, qytetarët “o Rame ku i ke shokët, 7×7-313”, pse? Sepse rrallë herë e vërteta ka arritur të perifrazohet me një frazë kaq domethënëse.

Lekët e shqiptarëve o do jenë në ekonomi, o do jenë në xhepat e shokëve të Edi Ramës. Nuk mund të jenë njëkohësisht tek të dyja. Paratë që duhen të shpenzohen për shëndetin e shqiptarëve, o do të shpenzohen për të përmirësuar cilësinë e shërbimin shëndetësor të spitaleve, për të përmirësuar pafgat e mjekëve, infermierëve, të punonjësve të shëndetit, për të rimbursuar 100% barnat sipas diagnozës, ose do të përfundojnë në xhepat e Ilir Beqajt dhe shokëve të tjerë të kryeministrit në koncensione korruptive. Paratë e shqiptarëve ose do të përkthehen në investime publike që ndihmojnë cilësinë e jëtës, ekonominë, punësimin, ose do të përfundojnë në xhepat e shokëve të Ramës tek 7×7=313 . Paratë e shqiptarëve nuk mund të jenë njëkohësisht edhe në xhepat e shqiptarëve, edhe në taksa të ulëta për shqiptarët, edhe pensione dinjitoze për shqiptarët, edhe në xhepat e shokëve të Ramës. O janë diku, o janë diku tjetër. Dhe ka 12 vite që lekët e shqiptarëve, taksat e shqiptarëve, lekët e shëndetësisë, lekët e arsimit, të çdo fushe, subvencionet e fermerëve, nuk janë në ekonominë e shqiptarëve, nuk janë në xhepat e shqiptarëve, sepse janë në xhepat e shokëve të Edi Ramës, një pjesë e të cilëve janë atje tek 7×7=313.

Ndaj zgjedhje në 11 maj është fare e thjesht: këto para do t’i rikthejmë tek shqiptarët përmes rritjes së pensioneve, subvencioneve për fermerin, uljes së taksave dhe dhënies mundësi sipërmarrjes shqiptare të gjenerojë ekonomi, punësim, paga dinjitoze, investimi tek rinia jonë, siç është plani ynë për t’i bërë pjesë e një tregu dinamik pune që t’i shpërblejmë me paga dinjitoze dhe mos ta kenë mendjen të largohen nga vendi i tyre. Apo do të vazhdojmë edhe katër vite të tjera me refrenin Shqipëria 313-të. Sepse ne të gjithë e dime, e kemi parë, e kemi provuar se vizioni i ashtuquajtur Shqipëria 2030 i këtij kryeministri, degjeneroi në Shqipëria 313. A mund të vazhdohet më kështu? Apo akoma më keq, me një model tjetër i cili synon të riciklojë rrangallat e tranzicionit dhe të korrupsionit. Prandaj janë të lidhur me njëri-tjetrin. Edi Rama e mban pushtetin, ose e ka mbajtur deri tani sepse ka investuar tek një pseudo opozitë e cila s’ka asnjë lidhje me hallet e qytetarëve.

Pas

Zbulohet arsyeja pse Roger Shota qëlloi për vdekje Vladimir Topjanën në Itali

Para

Europol vlerëson Policinë Shqiptare për angazhimin dhe profesionalizmin në operacionet ndërkombëtare gjatë 6-mujorit të fundit

Para
Europol vlerëson Policinë Shqiptare për angazhimin dhe profesionalizmin në operacionet ndërkombëtare gjatë 6-mujorit të fundit

Europol vlerëson Policinë Shqiptare për angazhimin dhe profesionalizmin në operacionet ndërkombëtare gjatë 6-mujorit të fundit

 



Të Fundit

Trump: Putini më telefonoi për të më ndihmuar me Iranin

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

BE: Të zbatohet armëpushimi/ Perëndimi i kërkon Izraelit dhe Iranit të vetëpërmbahen

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD/ Nuk përsëriten zgjedhjet në Shkodër

Kryeministri britanik: Koha për zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.