Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me përfundimin e gjyqit ndaj biznesmenit Becchetti, ku shteti shqiptar duhet t’i paguaj këtij të fundit 110 milionë euro dëmshpërblim.
Përmes një postimi në facebook PD, shkruan se tashmë çdo shqiptar do të duhet të paguaj nga xhepi 4560 lekë të reja për shkak të arrogancës së kryeministrit Rama.
Në njoftim theksohet gjithashtu se dhe sot që është dita që Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi ai zgjedh të sulmojë opozitën.
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE
Edhe në ditën kur i duhet të perballet me dështimin e radhës, Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se sulmon PD dhe opozitën.
Shqipëria ngeli në baltë me Ramën për 8 vjet- ky është fakt, sikundër mbetet po fakt që shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja nga xhepi, këtë herë për shkak të arrogancës së Edi Ramës
Është koha për ndryshim, që Shqipëria të ketë një qeverisje të përgjegjshme. Këtë do ta vendosin shqiptarët me votën e tyre në 25 prill. Ditën kur Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.