I ftuar në studio mbrëmjen e sotme në ‘Natë me Xhaxhiun’ ka qënë politikani dhe ish-Ministrin e Financave Kastriot Islami.
I pyetur nga gazetari i emisionit lidhur me artikullin e fundit që Islami ka bërë lidhur me Ramën, deputeti u shpreh:
“Rama përpos gjendjes të keqe të tij lidhet dhe me legjitimitetin e parlamentit.
Mua më vjen keq që nuk ka më Parti Sociliste, sepse ka socialistë që votojne ka dhe nga ata të ndershmit që ende shpresojnë të vijë sërish në pushtet kjo parit. Nuk ka lëvizje të brendëshme që mund të shkaktojnë ndonjë tronditje brenda partisë Socialiste, këto tronditje vijnë nga jashtë nga protestat të cilat po zhvillohen çdo ditë në sheshe.
Dhuna mund të cojë në ndonjë përplasje e cila më vonë mund të kthehet në precedent në vendet e tjera, dhe pikërishtë në këto vende situate është më e ndërlikuar në Shqipëri.”
Sa i përket faktorit ndrkombëarë ai është shprehur se mendojnë se në Shqipëri ka stabilitet dhe demokraci, por sipas deputetit kjo nuk është e vërtetë.
“Faktori ndërkombëtarë ka ndikim, por në vende si Shqipëria ata mendojnë se ka demokraci dhe kërkojnë të vendosin stabilitet. Por në vende si Shqipëria nuk ndodh kjo.
Ndërkohë që ka një qëndrim që është zyrtar i cili do kalojë në një fazë që do jetë në heshtje sepse ka nevojë që të përpunohet, shtresa e parë, zyrtare. Shtresa e dytë është se cfarë thotë ambasada. Ndërkohë që është dhe media një nga këto nivele. Ata në çdo rast do jenë kundër dhunës, kundër djegies së mandateve, kundër bojkotit.
Mediat e rëndësishme ndërkombëtare i marin një pjesë të mirë të informacioneve në shërbimet e inteligjente, duke u kërkuar atyre raporte reale dhe të qenësishme.”
Ndërkohë sa i përketë faktit se pse të huajt nuk investojnë më në Shqipëri ai është shprehur: Ka disa komponente, një ndër ta është se ata nuk kanë kohë për tu marrë më punët tona, sepse po merren me punët e tyre.
Sa i përketë vijimit dhe zgjidhjes së mundëshme të krizës e cila ka kapur aktualisht politikën në vend Islami është shprehur se Rama e ka të pamundur të krijoj stabilitet, me të kryeministër nuk ka zgjedhje.
“Dialog duhet të ketë por Rama nuk duhet të jetë kryeministër. Nuk ka më negociatë me Ramën, ai duhet të iki. E vetmja zgjidhje kalon nga Rama jo kryeministër. Rama po luan bllofin, dhe po mundohet të bëjë ‘pis’ opozitën duke u munduar tu shes këtë gjë ndërkombëtarëve. Po ata janë të sigurtë që Rama nuk krijon dot stabilitet.
Ndërkohë që Basha dhe Kryemadhi po i mbajë me forcë njerzit e revoltuar, sepse ata mund të shpërthejnë nga moment në moment.”
Sa I përketë fturës që po pagon vendi, Islami tha:Shqipëria ka një kancer që ka kapur vendin nga keqmenaxhimi dhe për më tepër nga PPP. Ky kancer duhet hequr në të kundërt Shqipëria do të rrënohet.
Discussion about this post