Ndeshja e sotme Shqipëri-Lihtenshtejn është mbyllur me rezultatin 2:0 për kuqezinjtë. Lidhur me fitoren ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideron këtë si një ndeshje të jashtëzakonshme.
“Një ndeshje e jashtëzakonshme! Shqipëria ka shënuar golin e dytë përballë Lihtenshtejnit në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”! Urime djemve të kombëtares dhe trajnerit!”, shkruan Berisha.
Shqiptarët e nisën me vrull ndeshjen e sotme, ku kishin mjaft shanse për të shënuar, mirëpo goli i parë u bë vetëm në minutën e 54’, kur Odise Rroshi zhbllokoi shifrat me një goditje të prirët në zonë pas një topi të nisur nga goditja e këndit.
Më pas, në minutën e 78’, Agolli thellon rezultatin duke shënuar golin e dytë. (D.D/Shuplaka)