00:52 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptarët rekord në përdorimin e “Facebook”-ut, ndër të parët në rajon dhe Bashkimin Europian

09:33 | 16/03/2017
në Aktualitet, Te Gjitha, Teknologji & Kuriozitete
0
Shqiptarët rekord në përdorimin e “Facebook”-ut, ndër të parët në rajon dhe Bashkimin Europian

Shqiptarët, sidomos të rinjtë, rezultojnë të jenë ndër përdoruesit më të lartë të facebook në rajon, por edhe në krahasim me vendet e Bashkimit Europian.

Sipas Internet Word Stat, që publikon të dhëna për përdorimin e internetit, në Shqipëri janë rreth 1.4 milionë përdorues të facebook. Për një popullsi prej rreth 2.8 milionë banorë, norma e penetrimit të facebook është gati 50%, çka do të thotë se gjysma e njerëzve në Shqipëri janë përdorues të rrjetit social më të madh në botë. Të dhënat i përkasin vitit 2016. Penetrimi i internetit në Shqipëri është rreth 60%.

Në krahasim me rajonin, shqiptarët janë më të dhënë ndaj facebook. Në Bosnjë- Hercegovinë, norma e penetrimit të facebook është 38.8%, ndonëse përdoruesit e internetit janë më të lartë se në Shqipëri, duke arritur në 68.1%.

Në Maqedoni, penetrimi i përdoruesve të facebook është 47.6%, edhe në Serbi po rreth 47%, në Kroaci 40.4. Mali i Zi është në nivele të krahasueshme me Shqipërinë, në rreth 49%. Shqiptarët e Kosovës, që ka një normë përdorimi interneti shumë më të lartë se Shqipëria, në 80.9%, e përdorin më pak facebook, me një normë penetrimi prej 45.7%.

Bashkimi Europian ka penetrimin më të lartë të internetit prej 80.1%. Pavarësisht se kanë akses të lartë në internet, europianët duket se nuk preferojnë që të shpenzojnë kohë duke u marrë me rrjetet sociale. Norma e përdorimit të facebook të Bashkimit Europian është 48%. Nga vendet e BE-së, rrjetet sociale janë më popullore në Maltë me 75%, Qipro me 72%, Danimarkë me 66%. Shembull i përdorimit eficient të kohës është Gjermani, që ndonëse ka një penetrim interneti prej gati 90%, përdoruesit e rrjeteve sociale janë vetëm 38%.

Përdoruesit më të pakët të rrjetit social janë në Rusi, me 8.2%. Me një popullsi prej 146 milionë banorësh, Rusia ka vetëm 12 milionë përdorues facebook.

I krijuar në vitin 2004, Facebook është rrjeti social më i gjerë në botë. Në tremujorin e fundit 2016, Facebook kishte gati 1.86 miliardë përdorues mujorë aktivë. Në tremujorin e tretë 2012, numri i përdoruesve aktivë e ka kaluar 1 miliard. Përdorues aktivë janë ata që kanë hyrë në facebook gjatë 30 ditëve të fundit. /monitor

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: facebookperdorimrekordshqiptaret
Pas

Jeni bezdisur nga celularët fizik? Njihuni me inovacionin e fundit, një byzylyk lazer për zëvendësim (VIDEO)

Para

Kush është vënë në kërkim të autorëve të sulmit ndaj Fundos, përveç policisë (FOTO)

Para
Kush është vënë në kërkim të autorëve të sulmit ndaj Fundos, përveç policisë (FOTO)

Kush është vënë në kërkim të autorëve të sulmit ndaj Fundos, përveç policisë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.