Një grua shqiptare, rreth 40-vjeç, është gjetur e pajetë në rrugë në Menidi, në Greqi nga kalimtarët.
Mediat greke raportojnë se shqiptarja është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.
40-vjeçarja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.
Vlerësimi i parë i policisë që ka shkuar në vendngjarje është se bëhet fjalë për një vrasje.
Autoritetet kanë nisur kërkimet në të kaluarën, duke u munduar të gjejnë prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes.