Shtyhet për të gjashtën herë seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.
Shkak për këtë është bërë avokatja e caktuar më herët nga gjykata, e cila dha dorëheqjen nga mbrojtja e Gilmando Danit, me arsyetimin se do jetë jashtë vendit për arsye shëndetësore.
Në këto kushte, gjykata shtyu seancën dhe zëvendësoi avokaten me një tjetër të caktuar nga vetë ajo, ndërsa seanca radhës do të mbahet në 8 prill.
Kujtojmë se Shullazi u dënua me 14 vite burg në Gjykatën e Shkallës së Parë, për disa vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa është shpallur i pafajshëm për kërcënimin ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe paraardhësit të tij, Dhori Kule.
Gilando Dani është dënuar 12 vite burgim, Endrit Qyqja, 10 vite burgim, Endrit Zela 10 vite burg dhe Blerim Shullazi 9 vite burg.
(E.K/FAXWEB.AL)