05:58 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shtyhet të hënën seanca për Emiljano Shullazin, avokatja lë sallën papritur teksa biznesmeni Beqaj dëshmonte

14:26 | 10/03/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtyhet të hënën seanca për Emiljano Shullazin, avokatja lë sallën papritur teksa biznesmeni Beqaj dëshmonte

Shtyhet sërish për të hënën seanca për Emiljano Shullazin, ndërsa avokatja lë sallën papritur teksa biznesmeni Ylvi Beqaj dëshmonte. Nuk dihet pse avokatja ka lënë sallën.

Beqaj filloi dëshminë me një avokate por ajo e la sallën pa dhënë asnjë arsye, duke vënë në rrezik marrjen e dëshmisë së Beqajt që u thirr në Gjykatën e Krimeve të Rënda  ndërsa Shullazi ndodhet në spital.

Shkak për shtrimin u bë ndërhyrja kirurgjikale e planifikuar për Shullazin, i cili dje u transportua në masa të rrepta sigurie drejt spitalit.  

Emiljano Shullazi është në proces gjyqësor për shtrëngim dhe kanosje për të përfituar pasuri.  Deri më tani gjyqi ndaj Emiljano Shullazit është shtyrë 14 herë.

Biznesmeni Ylvi Beqaj ka qenë i vetmi që ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda e të dëshmojë në lidhje me 550 mijë euro, të cilat i janë marrë, siç thotë ai, nga Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij bashkë me një pjesë të pronësisë së ish-hotel “Vollgës” në Durrës.

Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2014, pasi Beqja ishte takuar me Shullazin në makinën e tij të blinduar në Tiranë diku te “21 Dhjetori” dhe i kishte kërkuar ndihmë për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” në Hipotekën e Durrësit.

Pas këtij momenti, Shullazi ka kërkuar 20 për qind të pronës së ish-hotel “Vollgës” dhe sipas dëshmisë, edhe shuma monetare, pasi në total Beqja ka pretenduar se i ka dhënë 555 mijë euro, nga të cilat 400 mijë KESH dhe 155 mijë me çeqe bankare. (V.G/Shuplaka)

Emiljano Shullazi dhe Ylvi Beqaj
Etiketa: emiljano s
Pas

Ky është vendi ku u dhunua barbarisht Elvi Fundo, Gazetari nga spitali: Rrugën time nuk e ndal dot pabesia! (FOTOT)

Para

Parku Divjakë-Karavasta zona më e pasur me shpendë në Shqipëri, Koka prezanton të dhënat e censusit

Para
Parku Divjakë-Karavasta zona më e pasur me shpendë në Shqipëri, Koka prezanton të dhënat e censusit

Parku Divjakë-Karavasta zona më e pasur me shpendë në Shqipëri, Koka prezanton të dhënat e censusit

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.