04:04 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shumë gjumë do të thotë sëmundje, çfarë ndodh nëse flini më shumë se 12 orë

07:58 | 01/07/2022
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shumë gjumë do të thotë sëmundje, çfarë ndodh nëse flini më shumë se 12 orë

Gjumi është shumë i rëndësishëm. Ai ndihmon trupin të rifurnizohet me energji. Por, ashtu si çdo gjë tjetër, bën dëm kur është me tepri. Personat që flenë më shumë se 12 orë në ditë në përgjithësi nuk gëzojnë një shëndet të mirë krahasuar me ata që flenë 7-8 orë në ditë.

Në fakt, sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë fle një person. Michael Irwin, profesor në Shkollën e Mjekësisë në Jutah (SHBA), është i bindur se të flesh shumë do të thotë t’i shkaktosh vetes sëmundje. Sipas tij, ka disa probleme që shkakton gjumi i tepërt:

Rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës: Kur fle shumë, rrezikon zemrën. Të flesh më shumë se 8 orë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%. Femrat janë të prirura të flenë më shumë sesa meshkujt dhe kjo i bën më të rrezikuara.

Shkakton probleme me peshën: Shumë studime kanë treguar se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm, janë më të shëndoshë. E njëjta gjë mund të thuhet me ata që flenë më shumë seç duhet. Kur fle, nuk je në lëvizje dhe për këtë arsye ka më shumë mundësi të shtosh në peshë, pasi duke fjetur nuk djeg kalori.

Mund të zhvilloni diabet: Shumë gjumë mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Glukoza e lartë rrit rrezikun e diabetit.

Rrezikoni vdekje të parakohshme: Është e frikshme, por e vërtetë. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që flenë më shumë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Kjo sepse diabeti dhe sëmundjet e zemrës njihen si shkurtues jete.

Probleme me humorin: Depresioni dhe gjumi ecin paralel me njëri-tjetrin. Shpesh, njerëzit me depresion flenë shumë. Nga ana tjetër, gjumi i gjatë përkeqëson depresionin.

Pas

Qeveria e Abazoviç në rrezik! Marrëveshja me kishën ortodokse serbe e fut në telashe

Para

Hoxhë Ahmed Kalaja nxjerr pamjet dhe denoncon: Një polic i antiterrorit vjen dhe shantazhon djemtë tanë të Xhamisë! Do t’i bëjë spiunë

Para
Hoxhë Ahmed Kalaja nxjerr pamjet dhe denoncon: Një polic i antiterrorit vjen dhe shantazhon djemtë tanë të Xhamisë! Do t’i bëjë spiunë

Hoxhë Ahmed Kalaja nxjerr pamjet dhe denoncon: Një polic i antiterrorit vjen dhe shantazhon djemtë tanë të Xhamisë! Do t’i bëjë spiunë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.