Pak ditë më parë u publikua programi i punimeve të Kuvendit për periudhën 18 shtator-13 tetor 2017.
Duke parë programin me një sërë ligjesh e projektligjesh për t’u trajtuar, duket sikur qeveria Rama II ka qenë shumë e zënë në muajt e parë të qeverisjes.
Mirëpo në program ka shumë pak projekte që mbajnë firmën e ministrave të Ramës. Një pjesë e ligjeve, janë ligjet e mbetura të qeverisë socialiste të cilat nuk kanë kaluar në Kuvend për mungesë votash.
Po ashtu një pjesë tjetër janë ligje të hartuar nga koalicioni me LSI-në. Megjithatë një gjë e tillë nuk përmendet askund.
Një rast i tillë, është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Evropiane për Ekstradimin, të vitit 1957”.
Mirëpo ky projektligj që paraqitet si projekt i qeverisë së re, në fakt është punuar më parë nga ish-ministri i drejtësisë Petrit Vasili.
Lidhur me këtë projektligj, mes Shqipërisë dhe Britanisë ka pasur kontakte të vazhdueshme në nivel ekspertësh dhe titullarësh të institucioneve.
Ish-ministri Vasili, në muajin prill të këtij viti, priti në një takim zyrtar Ministrin e Shtetit për Sigurinë në Britaninë e Madhe Ben Wallace. Në këtë takim u miratua edhe Marrëveshja e Ekstradimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2808″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]