08:22 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Si të ngadalësoni plakjen dhe të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve kronike

16:08 | 28/05/2023
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si të ngadalësoni plakjen dhe të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve kronike

Një studim i ri zbuloi se njerëzit që qëndrojnë të hidratuar duket se janë më të shëndetshëm, zhvillojnë më pak sëmundje kronike dhe jetojnë më gjatë krahasuar me njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm lëngje.

Por jo vetëm! Konsumi i mjaftueshëm i ujit dhe lëngjeve, ndihmon trupin në shumë mënyra.

Ndikimi në shëndet i konsumit të rregullt të ujit

Sipas ekspertëve të shëndetit, hidratimi mund të ndihmojë në lubrifikimin dhe zbutjen e nyjeve, mbrojtjen e palcës kurrizore dhe indeve të tjera të ndjeshme në trupin tuaj.

Nga ana tjetër dehidrimi, mund të shkaktojnë mbinxehjen e trupit tuaj, të shkaktojë konfuzion, e madje të çojë në konstipacion dhe gurë në veshka.

Në tërësi, hidratimi ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes dhe në uljen e rrezikut për t’u prekur nga sëmundje kronike.

Studiuesit për të arritur në këtë konkluzion kanë kryer studime të shumta për të vlerësuar ndikimin që ka mungesa e hidratimit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga këto studime, të qenurit i hidratuar shoqërohej me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kronike si dështimi i zemrës, goditjet në tru, fibrilacioni atrial, sëmundjet e arterieve periferike, sëmundjet kronike të mushkërive, diabeti dhe disa sëmundje të shëndetit mendor.

Sot dihet se njerëzit që kanë obezitet, ose që janë të prirur për të pasur obezitet, kanë tendencë të pinë më pak ujë dhe të hanë më shumë ushqime të kripura.

Është e rëndësishme të theksohet se gjetjet nuk vërtetojnë se hidratimi zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme, por ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të rënda.

Sa ujë duhet të kosumoni në ditë?

Edhe pse nuk ka asnjë shifër specifike, me përafërsi rekomandohet që burrat të konsumojnë 15.5 gota lëngje dhe 11.5 gota gratë. Kjo përfshin të gjitha pijet (jo vetëm ujin) dhe madje edhe ushqimin sepse rreth 20 % e marrjes së lëngjeve vjen nga ushqimi.

Pas

Dyshohet se ushtronte dhunë ndaj babait të tij, 39-vjeçari procedohet në gjendje të lirë

Para

“Dialogu, e vetmja rrugë drejt paqes”, Sekretari i NATO-s: Kosova të mos bëjë hapa destabilizues

Para
“Dialogu, e vetmja rrugë drejt paqes”, Sekretari i NATO-s: Kosova të mos bëjë hapa destabilizues

"Dialogu, e vetmja rrugë drejt paqes", Sekretari i NATO-s: Kosova të mos bëjë hapa destabilizues

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet 2025/ Rreth 50 mijë zarfe pezull, nis sot numërimi i votave nga Greqia

Nga Ukraina te emigracioni, Europa kërkoi dje nga Tirana unitet për sfidat e sigurisë, paralajmërim edhe për Rusinë me sanksione

Stuhia e pluhurit shkakton alarm portokalli në 13 provinca iraniane, shkollat dhe zyrat mbyllen

Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane për pushimet verore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.