Në ka një gjë mjaft shqetësuese sidomos për vajzat pas pushimeve është pyetja sit ë rifitojmë lëkurën që kishim, pa rjepje apo shenja të tjera. Dhe sigurisht që ka disa hapa sipas të cilave duhet të veprojmë në mëmyrë që të kemi efekt.
Po ç’duhet të bësh pas një dite plazhi apo pasi të keni mbaruar tërëisht pushimet, tre rregullat e mëposhtme do tiu hyjnë mjaft në punë.
Dushi dhe scrub-i
Dielli dhe rëra i kanë bërë mjaft dëm lëkurës. Shtresat e kremit njëra pas tjetrës e kanë ngarkuar lëkurën, kripa nga uji i detit po ashtu. E para gjë, sapo të vish të shtëpi është dushi dhe pastrimi i fytyrës me scrub.
Maskë hidratuese
Maska me luleshtrydhe dhe me kos është ideale për hidratimin e fytyrës pas plazhit. Pasi t’i kesh shtypur 2 luleshtrydhe, përzieji me një lugë kos. Përhape masën në fytyrë dhe mbaje për rreth 10 minuta. Shpëlaje me ujë të rrjedhshëm dhe pas kësaj, fytyrën do ta kesh më të butë.
Krem kundër djegieve
Pas një dite plazhi, me gjithë mbrojtjen që i ke bërë fytyrës, ajo duket e skuqur. Megjithatë, duke përdorur maskën dhe më pas kremin kundër djegieve, lëkura do të zbutet dhe do të neutralizohet. Kosi është gjithmonë aleat i mirë.