Prej disa minutash tashmë ka nisur seanca gjyqësore për 23 personat e arrestuar në Kukës.
Burime nga gjykata thonë për ‘’Fax News” se të arrestuarit janë marrë forcërisht nga punonjësit e policisë.
“Erdhën na morën zvarre në mes të natës, nuk na arrestuan në mëngjes”, kështu ka deklaruar një nga personat e arrestuar, sot në sallën e gjyqit.
Të arrestuarit po thonë që janë marrë nga krevati me pizhame nuk është e vërtetë që janë arrestuar në orën 10 të mëngjesit. Ata po thonë se janë arrestuar në 3 të natës.
Njëri prej të arrestuarve, Ahmet Tobi, i sëmurë, me dy koronare, është marrë nga shtëpia me force, i arrestuar në kundërshtim me ligjin.
Avokati tha se kishte folur me prokuroren në telefon mbas 24 orësh nga arrestimi dhe se prokurorja nuk kishte marrë masë, duke gënjyer. Avokati tha se kjoështë vepër penale dhe se arrestuari Tobi, invalid, është keqtrajtuar.
Avokatët dhe të shoqëruarit pretendojnë se prokuroria ka falsifikuar proceverbelet e arrestimeve.
Brenda në sallën ku po zhvillohet seanca ndodhen vetëm deputetët opozitarë, pasi familjarët e të arrestuarve nuk janë lejuar.
(E.K/FAXWEB.AL)