Kryeministri Rama po vëzhgon situatën e krijuar në Kamës së bashku me kreun e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ku kanë inspektuar zonat e përmbytjes në Kamëz.
Mziu ndërsa i shpjegon problematikat i thotë Ramës se nuk kemi mjetet e duhura për të përballuar një situatë të tillë dhe se duhen investime.
Rama nga ana tjetër tha se beson se situata do të rregullohet dhe se pasi të kalojë kriza do të bashkëpunojë më Bashkinë e Kamzës për të rregulluar pikat nevralgjike nga ku vijnë përmbytjet.
Ai e falendroi Mziun në fund me fjalët “Faleminderit kryetarë dhe forca”,
Ndërsa në rrjetet sociale shkruan:
”Vazhdon puna pa orar e as ndalesë për të lehtësuar peshën e familjeve të prekura dhe për të përballuar një natë të vështirë posaçërisht në jug të vendit, ndërkohë që edhe në pikat kritike të Tiranës, si këtu në Kamëz, po punohet non stop në bashkëpunim të ngushtë pa dallime partiake për të bërë më të mirën e mundshme. Ndjesë dhe sigurisht mirënjohje për bashkëpunimin e banorëve që kanë qenë apo do të jenë të detyruar të levizin nga shtëpitë e tyre”.
Në Kamëz situata më e rrezikshme paraqitet në zonën e Valiasit dhe Frutikulturës. Deri në orën 20:00 të mbrëmjes së premte janë 207 familje të përmbytura me dëme
të raportuara nga grupet e punës të EC bashkia Kamëz.
Paskuqan 18 familje
Bathore 72 familje
Kamza 38 familje
Valiasi i Ri 53 familje
(B.H/Faxweb)