Pas skandaleve të përsëritura me produktet e konsumit të përgjithshëm kohët e fundit, të denoncuara nga media, shkarkohet nga detyra Pëllumb Aleksi, drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).
Ndërkohë burime bëjnë me dije se në vend të Aleksit është emëruar Armand Reveli, ish-nëndrejtor i përgjithshëm i Doganave Shqiptare.
Kujtojmë se kohët e fundit janë regjistruar një sërë skandalesh si me produktet buqësore të cilave iu hidhej 4 fishi i dozës së hormonit apo edhe mishi i kafshëve të sëmura që bëhej ushqim në burgje apo sallam.
Discussion about this post