Gazetari i gazetës italiane “La Verita”, Laris Gaiser në vend të video përmbajtjeve nga afera korruptive, sot publikoi një material të përmbledhur lidhur me atë që po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Në video ai habitet se pse institucionet e Bashkimit Evropian nuk kanë dhënë asnjë raport institucional për skandalin.
“Pa marrë parasysh se është verë, mijëra të punësuar te shërbimet e BE-së, nga ku 220 në delegacionin në Shkup, nuk arritën të japin një raport institucional me shpresë që të sqarohen faktet”, thotë autori i cili shton se vetëm Doris Pack ka reaguar.
Gaiser shpreh habi se si nuk ka reagim nga Federica Mogherini dhe Jean-Claude Juncker të cilët “insistuan fuqishëm për kryeprokuroren speciale”. Ishte pikërisht Mogherini ajo që e kërkonte me ngulm Prokurorinë Speciale Publike në 2015-ën kur Zoran Zaev filloi të publikonte “bombat”.
“Në vitin 2015, pikërisht BE insistonte për PSP-së, që i solli dëm të madh popullit në Maqedoni. Sot, ata nga BE duhet të përgjigje, posaçërisht ata brenda delegacionin në Maqedoni, të cilët gjatë muajve të kaluar e rrezikuan jetën duke na ndihmuar ta publikojmë materialin”, thotë Gaiser.
Sipas së përditshmes italiane, gati të gjitha ambasadat në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar për atë që po ndodh ditët t fudit, ndërkohë Mogherini vazhdon të heshtë.