Gazetarja Sonila Meço është lodhur duke dëgjuar vazhdimisht fjalën “reformë”. Sipas saj problemet në vendin tonë nuk mund të zgjidhen me reforma pasi rrënjët i kanë në mënyrën tonë të jetesës.
“Çështja me këtë refrenin e reformave është se nuk ushqehemi me institucione e qeveri. Problemet tona i kanë rrënjët në mënyrën si jetojmë. Të mendosh se do korrigjosh ç’është e padrejtë dhe e keqe me makinerinë institucionale (më e artikuluara e pregatitura qoftë) është naive. Ndryshimet thelbësore lidhen me mënyren si jetojmë.”, shkruan gazetarja në rrjetet sociale.
Ndër të tjera ajo shton se qytetarët duhet të ngrihen mbi nivelin e sloganeve, se përndryshe do të mbeten thjesht një turmë.
Postimi i plotë i Meços:
“Reformë, reformë, reformë…uffffaaaaa!!!!
E kuptoj nevojën e slloganit për të mbuluar vakume intelektuale, por edhe qëllimesh të mira.
Çështja me këtë refrenin e reformave është se nuk ushqehemi me institucione e qeveri. Problemet tona i kanë rrënjët në mënyrën si jetojmë. Të mendosh se do korrigjosh ç’është e padrejtë dhe e keqe me makinerinë institucionale (më e artikuluara e pregatitura qoftë) është naive. Ndryshimet thelbësore lidhen me mënyrën si jetojmë.
Si edukohemi.
Sa kuptojmë.
Mentalitetin.
E kuptojmë ne arsyen e pakënaqësisë sonë? Dimë cili është ilaçi? Apo kuturu edhe në artikulimin e pakënaqësisë? A kemi nerv të dëgjojmë ata që kuptojnë arsyet e pakënaqësisë dhe dinë t’i adresojnë? Se duhet të ngrihemi ne mbi nivelin e sloganeve, përndryshe turmë do mbetemi. Sado e irrituar…” (D.D/Shuplaka)