21:06 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sonte më vjen turp, nuk dua të jem veç shqiptar. Ju prekëm plagët”, fjalimi prekës i poetit në Suedi

10:48 | 11/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sonte më vjen turp, nuk dua të jem veç shqiptar. Ju prekëm plagët”, fjalimi prekës i poetit në Suedi

Poeti shqiptaro-suedez Shqiptar Oseku ka mbajtur një fjalim në manifestimin e organizuar në Suedi kundër dorëzimit të çmimit Nobel ndaj shkrimtarit Peter Handke.

“Une quhem Shqiptar Oseku, jam poet dhe vi nga Rrjeti Suedezo-Shqiptar. Nuk kam ardhur vetem, jam me ambasadoren e Kosoves, me ambasadorin e Shqiperise, e ambasadoret e Bosnes, te Kroacise, te Turqise, qe refuzuan te hane buke e turp sonte. Ata zgjodhen sonte me mire te rrine me ne, ndaj ne u themi faleminderit“, shkruan poeti Oseku i gjithashtu gjatë fajalimit të tij të cilin e ka hedhur dhe ne profilin e tij në FB se: Këtu nuk dua te jem veç shqiptar. Sonte dua të jem edhe boshnjak. Dua te jem nga Sarajeva. Dua te jem nga Srebrenica. Nga Tuzlla. Nga Foca. Nga Jajce. Nga Bijelina. Nga Gorazhde. Sonte dua te jem nga cdo pellembe e asaj Bosne qe e mbyten ne gjak kriminelet te cilet i justifikon Peter Handke. . Dua te them se me vjen turp, sa turp. Dhe dua te ju them te gjitheve na falni: na falni qe ju prekem plaget.

Fjalimi i plotë i Osekut:

“Fjala ime ne manifestimin kunder vendimit te akademise suedeze per te nderuar me Nobel apologjetin e gjenocidit Peter Handke:

Une quhem Shqiptar Oseku, jam poet dhe vi nga Rrjeti Suedezo-Shqiptar. Nuk kam ardhur vetem, jam me ambasadoren e Kosoves, me ambasadorin e Shqiperise, e ambasadoret e Bosnes, te Kroacise, te Turqise, qe refuzuan te hane buke e turp sonte. Ata zgjodhen sonte me mire te rrine me ne, ndaj ne u themi faleminderit. Nje falenderim edhe per organizatoret e ketij takimi, qe na mundesuan t’i dalim zot te vertetes sone, te vdekurve e te gjalleve tane.

Unë vij nga Gjakova, një qytet ne kufi me Shqiperine qe pesoi Bosnjen e vet me 1999. Rruget e qytetit tim ishin si ato te Bosnes. Burra e gra te vrare, dhunime, femije e pleq te masakruar.

foto-2-780×439-730×440

Por sonte ketu nuk dua te jem vec shqiptar. Sonte dua te jem edhe boshnjak. Dua te jem nga Sarajeva. Dua te jem nga Srebrenica. Nga Tuzlla. Nga Foca. Nga Jajce. Nga Bijelina. Nga Gorazhde. Sonte dua te jem nga cdo pellembe e asaj Bosne qe e mbyten ne gjak kriminelet te cilet i justifikon Peter Handke.

Sonte jam edhe suedez, pse jam qytetar suedez tash sa dekada. Jam ketu me vajzën time qe ka lindur ne Suedi. Dhe si suedez dua te them atë qe duhej ta thonte akademia suedeze sonte, sikur te mos ishte e mbytur ne relativizem moral. Dua te them se me vjen turp, sa turp. Dhe dua te ju them te gjitheve na falni: na falni qe ju prekem plaget.

Ju falemnderit!”.

Pas

VIDEO/ Tone të ashpra në Komisionin e Edukimit dhe Medias, Ylli Rakipi: Më vjen turp për ju, po instaloni fashizmin

Para

Nuk la gjë pa thënë për të, Noizy zbulon arsyen pse e fshiu postimin për Ardit Gjebrean

Para
Nuk la gjë pa thënë për të, Noizy zbulon arsyen pse e fshiu postimin për Ardit Gjebrean

Nuk la gjë pa thënë për të, Noizy zbulon arsyen pse e fshiu postimin për Ardit Gjebrean

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

Naim Murseli nën ekzaminim psikiatrik në QKUK pas vrasjes së Liridona Ademajt

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.