Do të zhvillohet sot në Zvicër ceremonia e dhënies së Topi të Artë nga FIFA. Një event i pervitshem Ku ndahen disa cmime, futbollisti me i mirë i vitit, trajneri me i mirë, futbollistja, trajnerja per femra dhe ekipi me i mirë i vitit.
Sot është ditë e veçantë për Cristiano Ronaldon, Leo Messin e Antoine Griezmannin, të cilët janë të nominuar për çmimin “Lojtari më i mirë i Vitit”, që dhurohet nga FIFA
Cristiano Ronaldo është favorit i padiskutueshëm për ta fituar çmimin më të mirë për vitin 2016, që dhurohet nga FIFA në gala mbrëmjen e sotme, e cila nis nga ora 17:30.
Kjo do të jetë hera e parë pas gjashtë viteve që FIFA jep këtë çmim, pasi nga viti 2009 ishte bashkuar me “France Football” ku dhanë së bashku “Topin e Artë”.
Fituesi i këtij çmimi përcaktohet nga 50 për qind të votave të trajnerëve e kapitenëve të Kombëtareve si dhe 50 për qind tjera nga votuesit online dhe gazetarët e përzgjedhur në gjithë botën, derisa kësaj radhe ka votuar edhe Kosova. E veçanta e këtij çmimi është sepse duket krejtësisht ndryshe me atë që jepej nga FIFA vite më parë.
“Topi i Artë” u dha muajin e kaluar, Cristiano Ronaldo fitoi për herë të katërt në karrierë, çmim ky që është ndarë mes Messit e CR7 për nëntë vite me radhë dhe se kush do ta fitojë tani çmimin e FIFA-s mbetet të shihet sonte. (E.K/SHUPLAKA)