Françesk Radi, kantautori i njohur është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Radi ka ndërruar jetë orës 15:30 të ditës së sotme. Vetëm pak ditë më parë ai u shtrua me urgjencë në QSUT dhe ndodhej në reanimacion në gjendje shumë të rëndë shëndetësore për shkak të një hemorragjie.
Kjo ndarje nga jeta e Radit i ka kushtuar shumë dhumbje edhe mbesës së tij Rozana Radiit.
Sipas Rozanës ajo sot ka humbur xhaxhain e saj, i cili ishte si një baba i dytë për këngëtaren siç shprehet vetë këngëtarja. “Sot kam humbur babain për herë të dytë! Nuk duhej të ishte kështu për ty”, ka shkruar Rozana në profilin e saj në Facebook. (J.V/Shuplaka)