03:56 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spanjë, reshjet e dendura goditën edhe rajonin e Katalonjës

14:49 | 04/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spanjë, reshjet e dendura goditën edhe rajonin e Katalonjës

Reshjet e dendura të cilat kanë përfshirë Spanjën javën e fundit, këtë herë kanë goditur edhe rajonin verilindor të vendit Katalonjën.

Reshjet që filluan mbrëmë dhe vazhduan sot deri në orët e mesditës në Barcelona, Girona dhe Tarragona, kanë paralizuar veçanërisht transportin publik. Drejtoria Spanjolle e Operacioneve të Aeroporteve, AENA, njoftoi se në Aeroportin Ndërkombëtar të Barcelonës në një metër katror kanë rënë 81 litra reshje, ndërsa shumë pjesë të aeroportit dhe zona e parkimit janë përmbytur.

Zyrtarët njoftuan se të paktën 50 fluturime janë anuluar për shkak të dëmeve të shkaktuara nga reshjet ndërsa 17 avionë janë orientuar në aeroporte të tjera. Ndërkaq, për të parandaluar një aksident të mundshëm, kompania hekurudhore “Renfe” tha se të gjitha shërbimet periferike në Katalonjë janë pezulluar përkohësisht.

 

 

Autoritetet e administratës autonome të Katalonjës njoftuan se kanë pezulluar disa nga linjat e metros në Barcelonë, duke e paralajmëruar popullatën të jetë më e vëmendshme. Gjithashtu është vërejtur se disa rrugë janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut, si dhe janë krijuar radhë kilometrash në hyrje dhe dalje të autostradave.

Edhe linja e trenit të shpejtë në relacionin Barcelonë-Tarragona është ndaluar. Zyrtarët e meteorologjisë parashikuan se reshjet e dendura të shiut do të ndalen pasdite në rajon. Të paktën 217 persona humbën jetën në vende të ndryshme, përfshirë Valencian pasi rajonet lindore dhe jugore të Spanjës më 29 tetor u goditën nga reshje të dendura të shiut.

Etiketa: Katalonjespanje
Pas

Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin javor: 27 arrestime dhe procedime, mbi 11 700 masa administrative

Para

Gjermania i bën thirrje Izraelit të rrisë aksesin e ndihmave në Gazën veriore

Para
Gjermania i bën thirrje Izraelit të rrisë aksesin e ndihmave në Gazën veriore

Gjermania i bën thirrje Izraelit të rrisë aksesin e ndihmave në Gazën veriore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.