Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Eneo Sulejmanaj ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku folui rreth rinisjes së aktivitetit të agjensive të transportit public.
Ai tha se ndryshe nga sa është parashikuar, kërkohet që përgjegjësia të bijë mbi shkelësit dhe jo objektet dhe agjensitë, duke pretenduar se këto të fundit kanë përgjegjësi vetëm informimin e qytetarëve.
Selemanaj tha se nuk do të pranohet nga ana e agjensive të transportit të dalin në punë ditën e nesërme, ndërkohë që apelon për plotësimin e kërkesave të tyre që i kanë parashtruar ditët e fundit.
“Komiteti i Ekspertëve nuk është vendimmarrës, por këshillues, nuk mund të marrin masa për hapjen apo mbylljes së transportit, është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që e merr një vendim të tillë, pas konsultimit me ekspertët. Ne kërkojmë të sqarohet protokolli i sigurisë, mbi kë bie përgjegjësia, ne e përjashtojmë përgjegjësinë mbi operatorët. Transporti ajror nuk e ka përgjegjësinë subjekti, ka përgjegjësi vetëm të informojë edhe në transportin detar. Në rastin e transportit public rrugor, përgjegjësia bie direkt dhe drejtpërdrejt mbi subjeket, dhe ne e kemi kundërshtuar këtë. Ne kërkojmë që të kemi mbështetje shtetërore për të dalë në punë.
Ka disa pika në protokoll që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën,. Duke promovuar transportin publik, rrisim sigurinë publike, impaktin publi por edhe ekonominë. Instruksionet e IME-s i kanë marrë dhe i kanë përkthyer e vënë në zbatim për llojet e tjera të transportit, por kjo nuk ndodh me transportin public tokësor.
Thirrjet tona janë për të mos e vrarë transportin publik, por kjo po ndodh prej 30 vitesh. Sot është moment për të bërë diçka për ta shpëtuar. Nuk mund të blejnë naftë me mjet luksi dhe ti që shërben transport publik me çmime të barabarta. Kërkojmë që të flitet për ulje çmimi apo transport falas, apo për të gjetur mënyra financimi.
Dizinfektimi kushton 30 mijë lekë të vjetra, aq lekë një autobus nuk i fiton gjithë ditën, ne automatikisht jemi të falimentuar dhe nuk kemi lekë për të humbur. Ka shumë kosto që ne duam të dalim në punë por pa humbje, pa fitim, por të paktën pa humbje. Ne i bashkohemi edhe atyre që dun të dalin në punë. Kemi një gjë të përbashkët, s’jemi kundër njëri-tjetrit por duam ti bëjmë një thirrje shtetit. Dëshirojmë të dalim në punë sa më shpejt, por të ketë disa fasilitete, asnjë shtet në botë nuk ka marrë masa penalizuese”. tha Sulejmanaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post