Dy ditë pasi u bë me dije arrestimi i një shtetasi tjetër tunizian i dyshuar për sulmin në Berlin, mësohet se ai është liruar.
Tuniziani i moshës 40-vjeçare u arrestua në kuadër të hetimeve për sulmin e pak ditëve më parë në një treg Krishtlindje në Berlin.
Autoritetet vendase janë shprehur së fundmi se u vërtetua që i ndaluari nuk kishte gisht në këtë sulm dhe nuk kishte pasur kontakte me Anis Amrin, autorin 24-vjeçar të sulmit në Berlin.
Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënëse e Prokurorisë Federale.
12 të vdekur dhe 48 të plagosur ishte bilanci i sulmit me kamion në një treg krishtlindje në prag të festave. Autori me origjinë nga Tunizia u ekzekutua disa ditë më pas në Itali pas një sërë hetimesh dhe operacione kërkimi. (XH.A/SHUPLAKA)